Tiranë, më 24.06.2013
Anëtarët e KQZ-së takojnë kryesuesin e delegacionit të Parlamentit Europian z. Eduard Kukan
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Lefterije Luzi (Lleshi) dhe anëtarët, z. Hysen Osmanaj dhe znj. Vera Shtjefni kanë pritur në një takim Delegacionin e Përkohshëm (Ad-hoc) të Parlamentit Europian, z. Eduard Kukan, i cili shoqërohej ngta Ambasadori i BE në Shqipëri, z. Ettore Sequi, z. Gyorgy Schopflin (EPP, Hungari), z. Libor Roucek (S&D, Republika Çekisë), z. Sophocles Sophocles (S&D, Qipro).
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e ka njohur z. Kukan me ecurinë e procesit të votimit në të gjithë Shqipërinë.
Nga ana e tij z. Kukan përgëzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për punën e mirë që ka bërë, pavarësisht kushteve në të cilat ndodhej.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE