Tiranë, më 23.06.2013

Kryetarja e KQZ-së, Zj. Lefterije Luzi (Lleshi), hap procesin e votimit
Kryetarja e KQZ-së Lefterije Luzi (Lleshi) ka hapur procesin e votimit në Qendrën e Votimit 1825/1, tek Akademia e Arteve, aty ku edhe votoi. Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në fjalën e saj para mediave u shpreh:
“Sigurisht do të isha e para të votoja sot. I bëj thirrje të gjithë qytetarëve të paraqiten pranë Qendrave të Votimit. KQZ ka përgatitur të gjithë infrastrukturën e nevojshme, që shqiptarët të votojnë të lirë dhe në fshehtësi. Të gjithë komisionerët të paktën sot të jenë jashtë ndikimeve politike dhe të kryejnë detyrën duke respektuar Kodin Zgjedhor. Motoja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, këtë vit ishte, “Vota jote vlen, voto edhe ti!”

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE