Tiranë, më 21.10.2013

Shqipëria antarësohet në Assembly of World Election Bodies (A-WEB)
Asambleja Inaguruese e Organizmave Zgjedhore Botërore dhe Konferenca e 6-të e Organizatave Botërore Zgjedhore ishin dy aktivitete të rëndësishme të mbajtura në Seul të Koresë nga data 14 deri ne 17 Tetor 2013.

Në këto aktivitete të rëndësishme morën pjesë 400 përfaqësues dhe vizitorë të nderuar (nga 150 trupa zgjedhore botërore dhe organizata ndërkombëtare), shumë miq të shquar ku përfshihet dhe Shkëlqesia e Tij, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon si dhe Shkëlqesia e Saj, Presidentja e Koresë së Jugut, Zj. Park Geun-hye, të cilët përshendetën (me video-konferencë) Asamblenë dhe Konferencën.
Shqipëria u përfaqësua në këto aktivitete zyrtare nga kryetarja e KQZ-së Zj. Lefterije LUZI (LLESHI). Vendi ynë u regjistrua si vend anëtar i Asamblesë së Organizmave Zgjedhore Botërore.
Shoqata e Organizmave Zgjedhore Botërore është një organizatë ndërkombëtare në të cilën marrin pjesë organizmat e administrimit të zgjedhjeve, shoqatat rajonale zgjedhore si dhe organizatat ndërkombëtare të zgjedhjeve në mbarë botën.
Nëpërmjet sigurimit te asistencës së demokracive të reja në zhvillimin politik sistematik të tyre dhe shkëmbimit të informacionit lidhur me njohuritë dhe përvojat e zgjedhjeve, si dhe mbështetjes së Organizmave Zgjedhore Botërore për të forcuar profesionalizmin e tyre, Shoqata e Organizmave Zgjedhore Botërore ka si synim për të ndihmuar në sigurimin e demokracisë përmes zgjedhjeve.
Në përfundim të Asamblesë Inaguruese u zgjodh kryetari i saj, Z. Lee- In-Bok, Kryetari aktual i Komisionit të Zgjedhjeve në Korenë e Jugut, Bordi Ekzekutiv i përbërë nga 3 vende nga 6 vende anëtare, Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë si dhe Auditi.
Me qëllim që këto përpjekje të jepnin frytet, Asambleja historike inaguruese e Organeve Zgjedhore Botërore u zhvillua së bashku me konferencën e 6-të të Organizatës Globale Zgjedhore (GEO) në Kore nga 15 – 17 Tetor. Tema e konferencës së 6-të të Organizatës Globale Zgjedhore të këtij viti ishte, “Proceset e qëndrueshme Zgjedhore, forcimi i demokracisë”. Gjatë tre ditëve, delegatët u përqëndruan në aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor, duke përfshirë ruajtjen e integritetit zgjedhor, ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin profesional të zyrtarëve të zgjedhjeve, si dhe nxitjen e kosto-efektivitetit në proceset zgjedhore.
Ajo çfarë ishte e rëndësishme në këto aktivitete, ishte të pasurit e një platforme globale për shkëmbimin e njohurive dhe të mësuarit kolektiv për organet zgjedhore kombëtare dhe organeve qendrore në krye të zgjedhjeve mbarëkombëtare të të gjithë vendeve.
Në përfundim u votua për vendin e rradhës për organizimin e Asamblesë së Organizmave Botërore Zgjedhore e cila do të jetë Republika Domenikane.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE