Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
1. Projekt-vendimin, “Për shqyrtim për kërkesën ankimore nr.19, të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.19, për mosregjistrimin e listës shumemërore për këshillin e Bashkisë Dibër, Qarku Dibër”. KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të shqyrtojë në themel çeshtjen.
2. Projekt-vendimin, “Për shqyrtim për kërkesën ankimore nr.20, të paraqitur nga Partia Aleanca Popullore, me objekt, “Kundërshtimin e vendimit të KZAZ nr.19, për mosregjistrimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Dibër, Qarku Dibër”. KQZ me vendim të ndërmjetëm vendosi të shqyrtojë në themel çeshtjen.
3. Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve të OSBE/ODHIR për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi akreditimin e vëzhguesve të OSBE/ODIHR.
4. Projekt-vendimin, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 104, datë 09.05.2015, “Për miratimin e modeleve të fletëve të votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi shtryjen e vendimmarrjes për në mbledhjen e ardhshme.
5. Projekt-vendimin, “Për shqyrtim kërkesën e Partisë Socialiste dhe Partisë Balli Kombëtar, për një ndryshim në vendimin nr. 438,” Për hedhjen e shortit për renditjen e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit, për anëtarë në këshillat bashkiake, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të hedhë shortin për përcaktimin e renditjes së partive të koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hodhi shortin dhe relatoi kërkesën ankimore nr. 21, të paraqitur nga Partia Socialiste e Shqipërisë, me objekt, “Kundërshtimi i Vendimit nr. 55, datë 13.05.2015, të KZAZ nr. 15, Qarku Lezhë”. KQZ vendosi shqyrtimin e kërkesës.