Informacion për organizimin e zgjedhjeve për kryetar të Bashkisë Dibër.

Në zbatim të Kodit Zgjedhor komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon intensivisht për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve të pjesshme për Kryetar të Bashkisë së Dibrës që do të mbahen në datën 11 shtator 2016.

Dita e hënë, data 15 gusht, ishte afati i fundit për paraqitjen në KZAZ nr. 19, Dibër, të kërkesave të grupeve nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit dhe sipas informacioneve të përcjella nga KZAZ pranë KQZ-së, nuk ka patur asnjë kërkesë nga grupet nismëtare për paraqitjen e kandidatëve të propozuar nga zgjedhësit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sjell në vëmendje datën 19 gusht si afatin përfundimtar për regjistrimin e kandidatëve që garojnë në zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër në KZAZ nr. 19.

Afati e sipërcituar është i vlefshëm për partitë politike që konkurojnë më vete dhe dy koalicioneve të regjistruara në KQZ.

Regjistrimi i kandidatëve bëhet në KZAZ-në nr. 19, Dibër, e cila punon në oraret 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ju bën me dije të gjithë zgjedhësve, se në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së, cec.org.al, është publikuar lista e zgjedhësve të qarkut Dibër, ku mund të kontrollojnë për emrin e tyre.