Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ ndaj kryetarëve të Komunave, të cilët nuk kanë dorëzuar në KQZ të dhënat për Qendrat e Votimt së bashku me numrin përkatës të zgjedhësve”.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sanksione administrative (gjoba) për:
1- Z.Hamdi Pasha, Kryetar i Komunës Kodër-Thumanë, Qarku Durrës, në masën 40.000 lekëve.
2- Z. Xhemal Delishi, Kryetar i Komunës Selishtë, Qarku Dibër, në masën 50.000 lekëve.
3- Z. Ismail Murtaj, Kryetar i Komunës Markat, Qarku Vlorë, në masën 50.000 lekëve.
4- Z. Dragush Logli, Kryetar i Komunës Cepo, Qarku Gjirokastër, në masën 50.000 lekëve.
5- Z. Lufti Cara, Kryetar i Komunës Suc, Qarku Dibër, në masën 50.000 lekëve.
6- Z. Xhevair Bilja, Kryetar i Komunës Cudhi, Qarku Durrës, në masën 50.000 lekëve.
7- Z. Agron Hysa, Kryetar i Komunës Mollas-Elbasan, Qarku Elbasan, në masën 50.000 lekëve.
8- Z. Naum Mujo, Kryetar i Komunës Pirg, Qarku Korçë, në masën 50.000 lekëve.
9- Z. Fiqiri Kulla, Kryetar i Komunës Vergo, Qarku Vlorë, në masën 50.000 lekëve.
10- Z. Lirim nehajaj, Kryetar i Komunës Gruemirë, Qarku Shkodër, në masën 50.000 lekëve.
11- Z. Lekë Bibaj, Kryetar i Komunës Hajmel, Qarku Shkodër, në masën 50.000 lekëve.

Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi pushimin e procedurës për marrjen e sanksioneve administrative për :
1- Z. Harilla Mile, Kryetar i Komunës Qëndër (Çlirim), Qarku Fier.
2- Z. Agim Damani, Kryetar i Komunës Ballaban, Qarku Gjirokastër.
3- Mark Kulla, Kryetar i Komunës Shosh, Qarku Shkodër.
4- Z. Kristo Kaishi, Kryetar i Komunës Aliko, Qarku Vlorë.
5- Z. Agim Stafa, Kryetar i Komunës Bubullimë, Qarku Fier.
6- Z. Estref Çekrezi, Kryetar i Komunës Pishaj, Qarku Elbasan.
7- Z. Albert Kreci, kryetar i Komunës Pajovë, Qarku Elbasan.
8- Z. Feim jasharllari, Kryetar i Komunës trebinjë, Qarku Korçë.
9- Z. Gjeto Dukaj, Kryetar i Komunës Kelmend, Qarku Shkodër.
10- Z. Kujtim Sinani, Kryetar i Komunës Sevaster, Qarku Vlorë.
11- Z. Sadik Cena, Kryetar i Komunës Qëndër-Tomin, Qarku Dibër.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi me 7 vota pro: Projekt-vendimin, “Për miratimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet KQZ-së dhe AMA-së, për Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015”.
Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet ditën e premte, dt. 20.03.2015, në orën 18.00, në ambientet e KQZ-së.