Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së shotme shqyrtoi dhe miratoi:

1. Projekt-vendimin, “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015:
– Rezultatin e votimit për kandidatët për kryetar bashkie të cilët janë zgjedhur në mënyrë të drejtëpërdrejtë në zonat zgjedhore përkatëse.
– Numrin e votave të fituara nga secili subjekt në shkallë kombëtare, bazuar në numrin e votave të fituara nga ccdo subjekt zgjedhor në votimin për këshillat e qeverisjes vendore.
2. Projekt-vendimin, “Për miratimin e strukturës së buletinit për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
3. Projekt-vendimin, “Për shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 21.06.2015, si dhe për fondet e përftuara dhe të shpenzuara nga partitë politike për vitin kalendarik 2014”. KQZ miratoi rezultatin e shortit dhe emëroi ekspertët kontabël të cilët do të auditojnë subjektet zgjedhore për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për fushatën zgjedhore 2015, si dhe miratoi rezultatin e shortit dhe emëroi ekspertët të cilët do të auditojnë partitë politike për fondet e përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2014.
4. Projekt-vendimin, “Për caktimin e sasisë së fondit publik që do t’u shpërndahet partive politike pjesmarrëse në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore 2015”. KQZ vendosi miratimin e listës së partive politike që përfitojnë fonde sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të datës 21 Qershor 2015. Gjithashtu, KQZ miratoi listën e partive politike që duhet të kthejnë fonde sipas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të datës 21 Qershor 2015, deri më datën 30 Shtator 2015.