Studentët e univeristetit “Marin Barleti” në KQZ.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvilloi sesione trajnimi dhe edukimi zgjedhor me studentët e univeristetit “Marin Barleti”.

Anëtari i KQZ-së, z. Bledar Skënderi,   i uroi mirëseardhjen të rinjve dhe  u foli atyre për rëndësinë e votës, pjesëmarrjes së tyre në votime, rolin e aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor, denoncimin e  parregullsive që ata vënë re gjatë procesit zgjedhor e të tjerë.

Zoti Skënderi iu përgjigj interesit të studentëve lidhur më aspekte të ndryshme të procesit zgjedhor dhe mënyrën se si funksionon KQZ.

Sistemi zgjedhor, cikli zgjedhor, institucionet e ngarkuara me detyra nga Kodi Zgjedhor, administrata zgjedhore, media dhe vëzhguesit, ishin temat kryesore të sesionit të trajnimit/edukimit.

Qëllimi i trajnimit ishte edukimi dhe sensibilizimi i studentëve mbi aspektet kryesore te procesit zgjedhor, ku fokus të veçantë patën veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të përmbushjes së kompetencës së KQZ-së për zhvillimin e trajnimeve në periudhë jozgjedhore për të gjithë të interesuarit, veprimtari e cila do të shtrihet përgjatë vitit 2018 me grupime të ndryshme, në qytete të ndryshme të vendit.