Të dashur qytetarë,
Vota jote përcakton të ardhmen tënde, të famlijes tënde, të vendit tënd, ndaj merr pjesë në votime dhe vendos Ti për atë që e gjykon se është alternativa më e mirë.
Të votosh është drejtë kushtetuese por edhe përgjegjësi qytetare, ndaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Ju bën apel të gjithë qytetarëve që kanë të drejtën e votës t’i drejtohen qendrave të votimit dhe të ushtrojnë të drejtën votës në mënyrë të fshehtë, të lirë dhe të pandikuar.
Të nderuar zgjedhës manifestoni qytetari dhe përgjegjshmëri duke marrë pjesë në votimet e datës 21 Qershor.
Nëse Ju votoni, do të rrisni sdandardet e llogaridhënies nga ana e të zgjedhurve në bashkitë dhe këshillat bashkiakë. Jepini vlerën dhe rëndësinë e duhur votës tuaj, sepse jeni Ju ata që vendosni fatet e vendit tonë, rrisni standardet e demokracisë së vendit tonë, dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.
I nderuar zgjedhës, Ti vendos vetëm me votë, prandaj është e shtrenjtë dhe e shenjtë vota juaj.