Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, Kërkojmë marrjen e masave për njoftimin e mbledhjes të KQZ-së, thirrur më datë 09.07.2019, Ora 10:00, me rend dite:

  1. “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.17 deri tek kerkesa ankimore nr.57 përveç kërkesave nr.33 dhe nr.38 të depozituar nga subjekti Bindja Demokratike“

Shqyrtimi i Kërkesës  ankimore

Ora 11:00

 

  1. Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.16 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia “Bindja Demokratike”.
  2. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.58, depozituar nga subjekti partia “Kombetare Konservatore Albania”.
  3. Hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.59, depozituar nga subjekti partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”.

Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.