Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e mërkurë, më datë 12.02.2020, ora 13:00, zhvillon mbledhjen me këtë rend dite:
Shqyrtimi i projekt-vendimit:
- Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për funksionarin publik z. Mirush Osman Dema (Troci), anëtar i këshillit të Bashkisë Kamëz, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Materialet e mbledhjes ju vihen në dispozicion nga sekretaria e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe mund t’i gjeni në faqen e KQZ-së në internet www.cec.org.al në rubrikën e Njoftimeve.
KRYETAR
Klement ZGURI