NJOFTIM

Për përfundimin e procedurës të shpallur “Lëvizje paralele” për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pa kandidat.

Për procedurën e shpallur “Lëvizje paralele” për pozicionin e punës, Drejtor në Drejtorinë e Shërbimeve dhe Logjistikës, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njoftojmë se, në përfundim të afatit ligjor për pranimin e dokumentacionit të procedurës, lëvizja paralele në kategorinë e mesme drejtuese kandidati i vetëm që paraqiti dokumentacionin nuk plotësoi kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta. Kjo procedurë mbyllet pa kandidatë.

Sa më sipër, në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, ashtu siç është parshikuar dhe në njoftimin e publikuar, nëse rezulton të mos ketë kandidatura për këtë procedurë do të vazhdohet me procedurën e konkurimit, ngritje në detyrë.

Drejtoria e Burimeve Njerëzore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve