Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin:
- “Për shpërndarjen e fondeve vjetore, partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2020”.
KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 140 milionë lekë, partive politike si më poshtë:
- Partia Socialiste e Shqipërisë 63.417.047 lekë
- Partia Demokratike 38.911.877 lekë
- Lëvizja Socialiste për Integrim 20.012.797 lekë
- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 7.447.477 lekë
- Lista e Barabartë 4.841.667 lekë
- Partia Socialdemokrate 5.369.137 lekë