Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  shqyrtoi projektvendimet:

  1. “Shqyrtimi i Kërkesës ankimore nr.33, të depozituar nga subjekti zgjedhor partia “Bindja Demokratike, me objekt për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha QV-të e Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë“. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.
  2. “Shqyrtimi i kërkesave ankimore nr.38, të depozituar nga subjekti zgjedhor partia “Bindja Demokratike, me objekt për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në të gjitha QV-të e Zonës Zgjedhore Bashkia Shkodër“. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit të KQZ-së, për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019.