Sot komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projektvendimet:
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.58 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Kombëtare Konservatore Albania”. Ditën e premte në orën 10:00, vijon shqyrtimi i kërkesës ankimore me marrjen e provave dhe rinumërimin e rivlerësimin e votave në 11 qendrat e votimit të objektit të kërkesës ankimore.
- Shqyrtimi i kërkesës ankimore nr.59 paraqitur nga subjekti zgjedhor partia “Aleanca Demokratike e Shqipërisë”. KQZ vendosi lënien në fuqi të vendimit të KZAZ-së.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Shkodër, z. Valdrin Pjetri, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbeldhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Shkodër, Qarku Shkodër.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për kryetarin e Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, propozuar nga “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
- “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë, në zgjedhjet vendore të datës 30 qershor 2019”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbeldhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillin Bashkisë Tiranë, Qarku Tiranë.