Për ZNJ. SIDORELA VIKTOR BEBRI

Me adresë të njohur: Rr. “Drilon”, Lagjja nr. 4, Kamëz                                                 

Me shkresën nr. 23 prot., datë 09.09.2019, Këshilli i Bashkisë Kamëz, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës, në Këshill, vakancë kjo e krijuar nga Këshilltari, z. Hasan Shaqir Bara, propozuar nga subjekti politik, Partia Socialiste e Shqipërisë.

Referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr.14333 prot., datë 18.09.2019 i është drejtuar znj. Zemrije Syl Pashaj, me kërkesë për plotësim dokumentacioni, si kandidat vijues i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, për Këshillin e Bashkisë Kamëz të cilit i kalon mandati i këshilltarit.

Referuar nenit 11, të ligjit Nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe vendimit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, Kreu II, pika 3, parashikon se: “Në rastet kur procedura e kandidimit, zgjedhjes apo emërimit për pozicionet dhe subjektet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit, atëhere organi kompetent e njofton atë që, brenda 10 ditëve nga njoftimi, të depozitojë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sipas këtij vendimi, me përjashtim kur parashikohet ndryshe me ligj. Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim. Në këtë rast, organi kompetent ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjekti për t’u kandiduar, zgjedhur apo emëruar në atë funksion publik.

Znj. Zemrije Syl Pashaj, me datë 30.09.2019 ka dorëzuar shkresën e administruar nga KQZ me nr. 14412 prot., duke deklaruar se nuk pranon të depozitojë  pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Formularin e Vetdeklarimit për shkak se nuk pranoj të marr mandatin e këshilltarit.

Duke qenë në këto kushte KQZ-ja, konstaton se ka refuzuar dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit dhe në bazë të nenit 164 të Kodit Zgjedhor procedon me kandidatin vijues të

listës shumemërore të subjektit politik, Partia Socialiste e Shqipërisë, Bashkia Kamëz, të cilit i kalon mandati i këshilltarit me numër rendor 40, znj. Sidorela Viktor Bebri.

Përpara plotësimit të vakancës në Këshillin e Bashkisë Kamëz, kandidati i listës shumemërore të Partisë Socialiste të Shqipërisë, znj. Sidorela Viktor Bebri, duhet të depozitojë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, brenda 10 ditëve formularin e vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të kandidatit.

Me shkresën nr. 14646 prot. datë 04.10.2019, kandidatit i është dërguar në adresën e njohur si më sipër, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me dt. 23.10.2019, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se rezulton adresë e pasaktë, adresa e dhënë prej saj në dokumentat e kandidimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij.  Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e saj për dorëzimin e formularit të vetedeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall faktin e moszgjedhshmërisë.

Ju bëjmë me dije se formulari i vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar në kompjuter, në të  gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me Kreun II, pika 7, dhe Kreun III pika 2, e Vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.