Për zj. Behije Refat Heqimaj

Me adresë të njohur: Zharrës, Fier

Me shkresën nr. 1744 prot., datë 03.08.2020, Këshilli i Bashkisë Mallakastër, ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për krijimin e vakancës nga Këshilltari, znj. Blerina Tofik Alushaj, propozuar nga subjekti politik, Partia Demokracia Sociale.

Referuar nenit 164 të Kodit Zgjedhor, kandidati vijues nga lista shumemërore e Partisë Demokracia Sociale për Këshillin e Bashkisë Mallakastër, të cilit i kalon mandati i Këshilltarit, është kandidati me numër rendor 05, z. Kastriot Zenel Boraj.

Referuar nenit 11, të ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe Vendimit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015”, Kreu II, paragrafi 3, parashikon se: “Në rastet kur procedura e kandidimit, zgjedhjes, apo emërimit për pozicionet dhe subjektet e parashikuara në nenet 2 dhe 3, të ligjit, atëhere organi kompetent e njofton atë që brenda 10 ditëve nga njoftimi, të depozitojë të plotësuar formularin e vetëdeklarimit, sipas këtij vendimi, me përjashtim kur parashikohet ndryshe me ligj.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda aftit, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim. Në këtë rast, organi kompetent ndërpret procedurën për propozimin e këtij subjekti për t’u kandiduar, zgjedhur apo emëruar në atë funksion publik.

Kandidatit i është dërguar në adresën e njohur, njoftimi për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit. Nga njoftimi i postës, i kthyer në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se ky njoftim nuk i është dorëzuar për arsye se adresa e dhënë prej tij në dokumentat e kandidimit rezulton e pasaktë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje është publikuar edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në datën 16.10.2020. Afati përfundimtar për dorëzim është 20 ditë nga data e shpalljes së njoftimit.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati është vënë në dijeni për njoftimin e saj për dorëzimin e formularit të vetedeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

  1. Kastriot Zenel Boraj, nuk e ka depozituar Formularin e Vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, brenda afatit ligjor.

Duke qenë në këto kushte, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të vazhdojë procedurën me kandidatin e rradhës të listës shumemërore të subjektit politik Partia Demokracia Sociale, për këshillin e Bashkisë Mallakastër.

Referuar nenit 164, paragrafi 2, e Kodit Zgjedhor, kandidati vijues nga lista shumemërore e Partia Demokracia Sociale për Këshillin e Bashkisë Mallakastër, të cilit i kalon mandati i Këshilltarit, është kandidati me numër rendor 06, zj. Behije Refat Heqimaj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bazuar në nenin 162 të Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative” ka vendosur të bëjë njoftimin e kandidatit nëpërmjet afishimit publik, për shkak të pamundësisë së gjetjes së një adrese të saktë për të bërë njoftimin e tij. Kjo shpallje do të publikohet edhe në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Data e shpalljes së njoftimit mban datën e mësipërme në ditën e protokollimit të tij. Afati përfundimtar për dorëzimin është 20 ditë nga data e shpalljes të këtij njoftimi.

Me afishimin e kësaj shpallje, kandidati vihet në dijeni për njoftimin e tij për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nëse subjekti nuk depoziton formularin e vetëdeklarimit brenda afatit të sipërcituar, konsiderohet se refuzon propozimin e organit kompetent për kandidim, zgjedhje apo emërim dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall faktin e moszgjedhshmërisë.

Formulari i vetëdeklarimit duhet të jetë i plotësuar me kompjuter, në të  gjitha seksionet e tij dhe në rast se ndonjë nga pjesët e formularit nuk mund të plotësohet, për mungesë të faktit, atëherë personi duhet të shënojë me vizë (/) atë pjesë, në mënyrë që të shmanget plotësimi apo rregullimi i mëvonshëm i saj, në përputhje me kreun II, pika 7, dhe kreun III, pika 2, e vendimit të Kuvendit nr. 17/2016, “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike

                                  

                                                                                                                                         

                                                                                                                                                            KOMISIONER

                                                                                                                                                          Ilirjan CELIBASHI