NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se: në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka 2 (dy) vende të lira pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive III b, në pozicionin Specialist Jurist.
A- Lëvizje Paralele
· Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
1. Të jetë nëpunës civil i konfirmuar brenda të njëjtës kategori.
2. Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
3. Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv.
4. Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
· Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
1.Të kqyrë formularët e vetëdeklarimit të depozituar në KQZ në zbatim të ligjit 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” duke evidentuar të gjitha rastet që kanë shënime në rubrikat e formularit.
2. Të ketë aftësi për të verifikuar nëse ndonjë nga rrethanat e paraqitura në formular përfshihet brenda sferës së ndalimeve të parashikuara nga ligji:
i) nëse konstaton se ndonjë nga të dhënat përfshihet brenda sferës së ndalimeve, të parashikuara nga ligji përgatit projekt aktin përkatës dhe ja paraqet eprorit të drejtëpërdrejtë;
ii) nëse konstaton prima facia se të dhënat nuk përfshihen brenda sferës së ndalimeve, të parashikuara nga neni 2, i ligjit nr. 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, rasti të kalojë për kontroll të thelluar, duke propozuar eprorit të drejtëpërdrejtë masat përkatëse për vazhdimin e procedurave.
3.Të hartojë shkresat për informacion pranë zyrës së gjendjes gjyqësore dhe zyrës së gjendjes civile;
4.Të kryej procedurat e parashikuar nga ligji 138/2015, në rast të njoftimeve për vakanca të ardhura nga Kuvendi apo Këshillat Bashkiak.
5.Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
· Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
· Të ketë arsim të lartë master shkencor në Shkencat Juridike;
· Të ketë përvojë pune si jurist në administratë, apo profesione të lira,(avokat);
· Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE, avantazh anglisht;
· Të ketë njohuri në fushën e jurispudencës, njohuri të gjera të legjislacionit, njohuri shumë të mira të procedurave administrative, civile, penale, aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështje e për të dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh, aftësi komunikimi dhe të punës në grup.
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
– Aktin e emërimit si nëpunës civil.
– Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
– Fotokopje librezës së punës.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
– Formularin e vetëdeklarimit të të dhënave të plotësuar sipas rubrikave në zbatim të ligjit 138/2015”Për integritetin e personave që zgjidhen,emërohen……”etj
· Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Procedurave Administrative;
– Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
– Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të administeratës së KQZ-së;
– Ligji nr.138/2015”Për integritetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 15.05..2017.
Në datën 17.05.2017, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së. Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet minimale të lëvizjes paralele dhe kushtet e veçanta, të kërkuara më sipër. Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen me telefon ose mail. Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së, në datën 30.05.2017 ora 10:00.
· Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Kandidatët do të vlerësohen nga “Komiteti i Pranimit për Lëvizjen Paralele”(KPLP), i ngritur pranë institucionit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar, i ndarë: 20 pikë përvojën, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse dhe 10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer dhe 60 pikë për intervistën me gojë.
Njësia përgjegjëse (Burimet njerëzore) do të njoftojnë individualisht kandidatët për rezultatin e konkurrimit,në mënyrë individuale në datë 31.05.2017.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve e lartë) do të shpallet në datën 05.06.2017 në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të KQZ- së.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-s së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 05.06.2017.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
B. Pranim në shërbimin civil
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve 2(dy) pozicione pune të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive III b në pozicionin Specialist Jurist.
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.
Konkurimi do të bazohet në:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
– Rregulloren e organizimit dhe funksionimit të brendshëm të KQZ-së;
– Legjislacionin për Partitë Politike në Shqipëri;
– Ligjin nr.138/2015’Për garantimin e intgritetit të personave që zgjidhen,emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Konkursi do të kalojë në këto faza:
Faza e parë,
Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 10 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.
Faza e dytë,
Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
1. Vlerësimi me shkrim;
2. Intervista e strukturuar me gojë
Konkurimi do të bëhet për 2 (dy) vende të lira pune.
Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës në këtë rast është si më sipër. (shih Lëvizjen Paralele)
Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, këto dokumenta:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Një numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj
duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqipëtar.
– Fotokopje librezës së punës e plotësuar.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
– Formularin e vetëdeklarimit të të dhënave të plotësuar sipas rubrikave në zbatim të ligjit 138/2015”Për integritetin e personave që zgjidhen,emërohen……”etj
Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 19.05.2017.
Në datën 30.05.2017, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së.
Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë Njësisë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 12.06.2017, në mjediset e KQZ-së, në orën 10-00.
Kandidatët do të vlerësohen nga KPP, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– vlerësimi i jetëshkrimit – 15 pikë,
– intervista e strukturuar me gojë – 25 pikë,
– testimi me shkrim – 60 pikë.
– Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim,
ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 23.06.2017.
Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të KQZ-së.