- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:
- Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist/ në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit. Kategoria e pagës III-b.
A – Lëvizje Paralele
- Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:
- a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- c) Të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “mirë”ose”shumë mirë”;
ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;
- Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë
- Mirëmbajtja e pajisjeve elektronike të KQZ-së si kompjutera, printera, skanera, UPS etj.
- Mirëmbajtja e sistemeve të shfrytëzimit dhe aplikacioneve në të gjithë kompjuterat e
punonjësve të KQZ-së.
- Mirëmbajtja dhe përditësimi i faqes së internetit të KQZ-së.
- Mirëmbajtja e antivirusit të kompjuterave dhe rifreskimi periodik i tij.
- Krijimi i Back-up për përdoruesit e kopjuterave dhe mirëmbajtja e siguria e serverit për Back-up.
- Mirëmbajtja dhe siguria e lidhjes se dedikuar ne ISP të KQZ-së.
- Mirëmbajtja dhe siguria e rrjetit të KQZ-së.
- Ndjekja e veprimtarisë së Qendrës së Informacionit gjatë fushatës zgjedhore.
- Kontrolli manual i të gjithë informacionit për hartimin e buletinit të zgjedhjeve deri në dhënien për botim.
- Administrimi i centralit telefonik të brendshëm.
- Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
- Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
- Arsim i lartë, master shkencor, në një nga degët, Informatikë, Shkencat Kompjuterike, si dhe fushave të tjera studimi të lidhura me to, të përshtatshme me natyrën e pozicionit të punës.
- Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 1 në nivel ekzekutiv.
- Të ketë njohuri, të demostruara me përvojë të paktën një vit, për teknologjinë e informacionit dhe veçanërisht për pajisjet e sistemi si dhe njohuri në rrjetet informatike lokale(LAN), aftësi për të identifikuar dhe qartësuar çështe e përtë dhënë mendime alternative të mbështetura në përvojën profesionale, aftësi për të vlerësuar opsione zgjidhjesh dhe për të parashikuar pasojat nga përzgjedhja e tyre, aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, atësi për të punuar në presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
- Të njohë gjuhën angleze.
- Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
- Një kopje të jetëshkrimit.
- Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
- Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
- Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
- Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
- Aktin e emërimit si nëpunës civil.
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
- Fotokopje librezës së punës.
- Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
- Fotokopje të kartës së identitetit.
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
- Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;
- Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;
- Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;
- Ligjin nr.119/2014,”Për të drejtën e informimit”;
- Kodin e proçedurave Administrative;
- Rregulloren e brendshme të KQZ-së.
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 21.10.2019
Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të
përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 23.10.2019 nëpërmjet
shpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 06.11.2019, ora 10:00
- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:
- 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë për përvojë, 10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv;
- 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidtët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.
Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim në Komisionin e Brendshëm për Lëvizjen paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3(tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual mbi rezultatin. Ankuesi merr përgjigje brenda 3(tri) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit.
Komisioni, brenda 24 (njëzetë e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë, për t’u emëruar në pozicionin Specialist/ në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit.
Kandidati fitues do të shpallet nga njësia përgjegjese në datën 15.11.2019.
Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ- së dhe
në stendën e informimit të publikut, në datën 21.11.2019 pas përfundimit të afateve të ankimimit.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.
Nëse nuk ka një fitues, nga procedura e lëvizjes paralele, konkurrimi do të vazhdojë sipas Kreut IV – “Pranimi në shërbimin civil”, të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, nenit 22 dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”.
- Pranim në shërbimin civil
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu IV, neni 22, “Pranimi në shërbimin civil” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 243, datë 18.3.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu II “Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, Kreu IV “Konkurrimi”, njoftojmë se :
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit nr.152/2013, i ndryshuar.
- a) Konkurimi do të bazohet në:
– Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;
– Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;
– Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003, “Për rregullat e etikës në administratën publike;
– Ligjin nr.119/2014,”Për të drejtën e informimit”;
– Kodin e Proçedurave Administrative;
– Rregulloren e brendshme të KQZ-së
- b) Konkursi do të kalojë në këto faza:
Faza e parë,
- Verifikimi i kandidatëve që plotësojnë kërkesat e përgjithshme dhe të veçanta, brenda 16 ditë kalendarike nga përfundimi i afatit të dorëzimit të dokumentacionit.
Faza e dytë,
- Vlerësimi i jetëshkrimit të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën;
- Vlerësimi me shkrim;
- Intervista e strukturuar me gojë
- c) Konkurimi do të bëhet për 1 (një) vend të lirë pune.
ç) Kërkesat e përgjithshme për këtë vend pune janë;
– Të jetë shtetas shqiptar.
– Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
– Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.
– Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
– Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
– Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas këtij ligji.
- d) Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
- si më sipër te lëvizja paralele
- e) Kandidatët duhet të dërgojnë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, këto dokumenta:
– Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
– Një kopje të jetëshkrimit.
– Një numër kontakti dhe adresen e plotë të vendbanimit.
– Fotokopje e diplomës, në se aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
– Fotokopje e listës së notave, në se ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e
njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
– Fotokopje librezës së punës e plotësuar.
– Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
– Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme.
– Fotokopje të kartës së identitetit.
ë) Pranimi i dokumentave do të bëhet deri në datën 25.10.2019.
- f) Në datën 30.10.2019 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së, dhe në stendën e informimit të publikut.
Ankesat nga kandidatët që nuk janë kualifikuar paraqesin ankesë me shkrim pranë njësisë përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
- g) Konkurimi-testimi me shkrim do të bëhet në datën 19.11.2019, në orën 10-00.
- gj) Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Përhershëm i Pranimit, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
– për vlerësimin e jetëshkrimit(CV) të kandidatëve, që konsiston në vlerësimin e arsimit, të
përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën deri në 15 pikë,
– për intervistën e strukturuar me gojë 25 pikë,
– për vlerësimin me shkrim 60 pikë.
– Nëse kandidati grumbullon më shumë se gjysmën e pikëve (mbi 30 pikë) nga vlerësimi me shkrim,
ai kualifikohet për intervistën e strukturuar me gojë dhe vlerësimin e jetëshkrimit.
– Nëse kandidati grumbullon mbi 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit së bashku, ai kualifikohet për intervisten e strukturuar me gojë.
- h) Lista e fituesve me mbi 70 pikë (mbi 70% të pikëve) do të shpallet në datën 20.11.2019.
Njoftimi do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut,
- Kandidati ,ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim edhe në KPP, për rezultatin e pikëve dhe/ose renditjen në listën fituese. Afati i ankimit fillon brenda 5 (pesë) ditëve kalendarike nga:
- a) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimit me shkrim, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në gjysmën e pikëve ( deri në 30 pikë) nga ky vlerësim;
- b) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët që kanë grumbulluar deri në 45 pikë nga vlerësimi me shkrim dhe vlerësimi i jetëshkrimit;
- c) data e njoftimit individual të rezultatit të vlerësimeve, për kandidatët të cilët kanë marrë pjesë në të tre fazat e vlerësimit.
Të gjithë ankuesit marrin përgjigje brenda 5(pesë) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit ankimor.
- Njesia përgjegjëse, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të shqyrtimit të ankimeve, fton kandidatët fitues, duke respektuar renditjen e tyre, të zgjedhin nga lista e pozicioneve ekzistuese të lira, për të cilat kanë konkurruar.
- Shpallja përfundimtare e listës së fituesve do të bëhet në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, si dhe në faqen zyrtare të KQZ-së, në datën 04.12.2019.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore