1. Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu V “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, neni 25, pika 1, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Kreut VII, “Lëvizja paralele në kategorinë ekzekutive”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:

  • Në Administratën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka një vend të lirë pune, për nëpunës civil të kategorisë ekzekutive, Specialist Redaktor/Edukimi, në Sektorin e Edukimit të Zgjedhësve, në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve. Kategoria e pagës III-b.

A – Lëvizje Paralele

  • Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë:

a) të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;

b) Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c) Të ketë të paktën dy vlerësimet e fundit “mirë”ose”shumë mirë”;

ç) Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim;

 

  • Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion janë:
  1. Jep ide/hollësi për strategjinë/projektet/programet e edukimit zgjedhor të shtetasve, të cilat do të miratohen nga KQZ;
  2. Redaktimi i akteve dhe i shkresave të KQZ-së, objekt arkivimi: (projekt-akte, relacione, strategji, marrëveshjet e bashkëpunimit etj) që shyrton dhe miraton KQZ; po ashtu dhe të materialeve dhe shkresave të ndryshme, të kryetarit, Sekretarit të përgjithshëm dhe drejtorive, të cilat i drejtohen Kryeministrisë, kuvendit, Presidencës apo institucioneve të tjera;
  3. Kontribuon në gjetjen e drejtimeve, formave, metodologjive e mjeteve sa më bashkëkohore që duhet të ndjekë KQZ-ja në përmbushje të detyrimit ligjor për edukimin zgjedhor të shtetasve, me qëllim dërgimin sa më pranë zgjedhësit të informacionit edukues, sensibilizues, informues;
  4. Kontribuon në realizimin e sesioneve edukuese me kategori të ndryshme zgjedhësish, mbi bazën e materialeve/leksioneve të përgatitura për këtë qëllim në përputhje me specifikat e grup moshave/target-grupeve, të cilat do të jenë objekt i edukimit zgjedhor;
  5. Jep ide për formën dhe përmbajtjen e materialeve që do të përdoren për programet e përgjithshme dhe ato specifike të edukimit, në përputhje me kriteret ligjore dhe ato të miratuara nga KQZ-ja;
  6. Ndjek, koordinon, mbikqyr dhe raporton për ecurinë e procesit të përgatitjes, prodhimit, shpërndarjen e materialeve që do të përdoren për edukimin zgjedhor të shtetasve, në periudhë zgjedhore dhe jashtë saj, kontribuon në marrjen e masave të nevojshme për kryerjen në kohë dhe me cilësinë e kërkuar të tyre, sipas akteve të miratuara nga KQZ-ja;
  7. Të kryejë dhe të ushtrojë çdo kompetencë tjetër që i jepet nga eprori, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

 

  • Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë:
  • Arsim i lartë, master shkencor në degë të gjuhësisë, gazetarisë.
  • Pervoja: Eksperiencë në  punë jo më pak se 5(pesë) vjet në administratë.
  • Të ketë njohuri të gjëra të demostruara në fushën e gjuhësisë, legjislacionit, njohuri shumë të mira të proçedurave zgjedhore, administrative, aftësi për të përcaktuar objektiva.
  • Të këtë aftësi të zhvillojë dhe mbikqyrë strategji në fushën e edukimit zgjedhor.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe proçedurave të reja. Aftësi për të punuar në ekip, transparencë në punë, për të punuar nën presion, me orar të zgjatur edhe jashtë vendbanimit.
  • Të njohë një gjuhën angleze.
  • Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale,
  • Letër motivimi për aplikim në vendin vakant.
  • Një kopje të jetëshkrimit.
  • Nje numër kontakti dhe adresën e plotë të vendbanimit.
  • Fotokopje e diplomës, nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj duhet ta ketë të njësuar pranë Ministrisë së Arsimit.
  • Fotokopje e diplomës me listën të notave, nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të një vlerësimi vjetor.
  • Aktin e emërimit si nëpunës civil.
  • Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
  • Fotokopje librezës së punës.
  • Çertifikata ose dëshmi të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme në fushën zgjedhore.
  • Fotokopje të kartës së identitetit.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Në intervistë kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:

-Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqiperisë;

-Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë;

-Ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;

-Ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike;

-Ligjin nr.119/2014,”Për të drejtën e informimit”;

-Kodin e proçedurave Administrative;

-Rregulloren e brendshme të KQZ-së.

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën 18.10.2019

Rezultatet për verifikimin paraprak të kushteve minimale të procedures së lëvizjes paralele dhe të

përmbushjes së kritereve specifike të vendit të punës do të dalin në datën 22.10.2019 nëpërmjet

shpalljes së listës emërore të verifikimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, dhe në faqen zyrtare të Institucionit të KQZ-së. Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Intervista me gojë do të zhvillohet në ambientet e KQZ-së në datën 4.11.2019, ora 10:00

  • Mënyra e vlerësimit të kandidatëve:

Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.

Totali i pikëve të vlerësimit të kandidateve është 100 pikë, të cilat ndahen përkatësisht:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar i ndarë: 20 pikë përvojë, 10 pikë për trajnime apo

kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, 10 pikë për certifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individuale në punë.

  • 60 pikë për intervistën e strukturuar me gojë;

Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.

Kandidatët kanë të drejtë të bëjnë ankim me shkrim në Komisionin e Brendshëm për Lëvizjen Paralele për rezultatin e vlerësimit, brenda 3 (tri) ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual mbi rezultatin. Ankuesi merr përgjigje brenda 3(tri) ditëve kalendarike, nga data e përfundimit të afatit të ankimit.

Komisioni, brenda 24 (njëzetë e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit, përzgjedh kandidatin, i cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë, për t’u emëruar në pozicionin Specialist Redaktor/ Edukimi, në Sektorin e Edukimit të Zgjedhësve, në Drejtorinë e Komisioneve Zgjedhore, Trajnimit dhe Edukimit të Zgjedhësve. Kategoria e pagës III-b.

Kandidati fitues do të shpallet nga njësia përgjegjese në datën 11.11.2019.

Njoftimi do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-s së dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 13.11.2019 pas përfundimit të afateve të ankimimit. Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë ekzekutive, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

 

Drejtoria e Burimeve Njerëzore