- Lëvizja paralele brenda të njëjtës kategori
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar, Kreu II, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton se:
Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë Komunikimit. Kategoria e pagës II-b.
Shpallja është e hapur për të gjithë nëpunësit civil të kategorisë së mesme drejtuese, në të gjitha institucionet, pjesë e shërbimit civil. Nëse nga procedura e mësipërme pozicioni punës mbetet ende vakant, konkurrimi do të vazhdojë me procedurën si më poshtë:
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion:
- Harton, zhvillon dhe mbikëqyr strategji dhe programe edukimi /komunikimi në fiunksion të përmbyshjes së misionit të KQZ-së;
- Koordinon dhe bashkëpunon me institucione qendrore dhe vendore, median e shkruar dhe elektronike lidhur me edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin zgjedhor;
- Harton dhe përgatit materialet edukative, informuese dhe sensibilizuese për mbështetjen e programeve të marrëdhënieve me zgjedhësit;
- Koordinon dhe bashkëpunon me organizata të shoqërisë civile dhe organizma ndërkombëtare, të cilët janë të interesuara në sferën e edukimit qytetar mbi zgjedhjet dhe që veprojnë në fushën e zgjedhjeve;
- Kryen funksionet e njesisë së integrimit europian;
- Kujdeset për çështjet e organizimit për shërbimet zyrtare jashtë shtetit të përfaqësuesve të KQZ;
- Ndjek rregullat e protokollit me ambasadat dhe organizatat e huaja;
- Kujdeset për organizimin e pritjes, akomodimit dhe përcjelljes së delegacioneve apo ekspertëve të huaj, që vijnë në Shqipëri me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me KQZ;
- Përgatit projektaktet për regjistrimin e vëzhguesve të Organizatave joqeveritare të huaja dhe shqiptare dhe ja paraqet Sekretarit të Përgjithshëm për miratim në KQZ;
- Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
Kushtet minimale që duhet të plotësojë kandidati për këtë procedurë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”;
- Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme, të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkenca Komunikimi, Gazetari, Shkenca Politike.
- Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2(dy) vjet në pozicione të nivelit të mesëm drejtues në administratën publike.
- Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE-së, avantazh anglisht.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale. Aftësi për të përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afate. Aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi.
Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Njohuri mbi ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin44 /2015 “Kodin e Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
- Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
- Njohuri mbi ligjin nr.9131 ,datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
- Një kopje të jetëshkrimit (C.V);
- Fotokopje e diplomës nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njehësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje e letërnjoftimit;
- Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues;
- Formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar – Qershor për vitin 2020;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 02.12.2020, 10 (dhjetë) ditë kalendarike nga momenti i shpalljes në portal.
Në datën 04.12.2020 do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Kandidatët e skualifikuar do të njoftohen individualisht nga njesia përgjegjëse për shkaqet e moskualifikimit, në të njëjtën ditë me shpalljen e listës së verifikimit paraprak.
Kandidatët e pakualifikuar paraqesin ankesat me shkrim pranë njesisë përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në ambjentet e KQZ-së datën 15.12.2020 ora 11-00.
Mënyra e vlerësimit të Kandidatëve;
Nëpërmjet dokumentacionit të dorëzuar dhe intervistës së strukturuar me gojë.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
- 40 pikë për dokumentacionin edorëzuar, i ndarë:
20 pikë përvojën,
10 pikë për trajnime apo kualifikime të lidhura me fushën përkatëse
10 pikë për çertifikimin pozitiv apo për vlerësimin e rezultateve individuale në punë, në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer
- 60 pikë për intervistën me gojë.
Komisioni, në përfundim të vlerësimit, njofton individualisht kandidatët që kanë konkurruar për rezultatin e tyre.
Ankesat nga kandidatët për rezultatin e pikëve, paraqiten me shkrim në Komitetin e Pranimit për Lëvizjen Paralele” (KPLP), brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Komisioni, brenda 24 (njëzet e katër) orëve pas përfundimit të procedurave të ankimit përzgjedh kandidatin, cili renditet i pari ndër kandidatët që kanë marrë të paktën 70 pikë e lartë (70% të pikëve) për t’u emëruar në pozicionin Drejtor i Drejtorisë Juridike.
Kandidati Fitues do të shpallet nga Njësia Përgjegjëse në datën 23.12.2020.
Njoftimi do të bëhet në portalin”Shërbimi Kombëtar i punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
- Ngritja në Detyrë.
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, Kreu V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, nenit 26 “Plotësimi i vendeve të lira në kategorinë e ulët apo të mesme drejtuese” dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar Kreu III, “Ngritja në detyrë”, njofton se:
Në Administratën e KQZ-së ka 1(një) vend të lirë pune në pozicionin, Drejtor në Drejtorinë e Komunikimit. Kategoria e pagës II-b.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës (detyrat kryesore) për këtë pozicion pune janë:
- Harton, zhvillon dhe mbikëqyr strategji dhe programe edukimi/komunikimi në fiunksion të përmbyshjes së misionit të KQZ-së ;
- Koordinon dhe bashkëpunon me institucione qendrore dhe vendore, median e shkruar dhe elektronike lidhur me edukimin, informimin dhe ndërgjegjësimin zgjedhor;
- Harton dhe përgatit materialet edukative, informuese dhe sensibilizuese për mbështetjen e programeve të marrëdhënieve me zgjedhësit;
- Koordinon dhe bashkëpunon me organizata të shoqërisë civile dhe organizma ndërkombëtare, të cilët janë të interesuara në sferën e edukimit qytetar mbi zgjedhjet dhe që veprojnë në fushën e zgjedhjeve;
- Kryen funksionet e njesisë së integrimit europian;
- Kujdeset për çështjet e organizimit për shërbimet zyrtare jashtë shtetit të përfaqësuesve të KQZ;
- Ndjek rregullat e protokollit me ambasadat dhe organizatat e huaja;
- Kujdeset për organizimin e pritjes, akomodimit dhe përcjelljes së delegacioneve apo ekspertëve të huaj, që vijnë në Shqipëri me ftesë apo në kuadrin e bashkëpunimit me KQZ;
- Përgatit projektaktet për regjistrimin e vëzhguesve të Organizatave joqeveritare të huaja dhe shqiptare dhe ja paraqet Sekretarit të Përgjithshëm për miratim në KQZ;
- Kryen herë pas here detyra të tjera që i ngarkohen nga eprorët.
Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për ngritjen në detyrë janë:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar të një kategorie më të ulët, në të njëjtin institucion apo institucione të tjera të shërbimit civil.
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
- Të ketë të paktën një vlerësim pozitiv, mirë ose shumë mirë.
- Të përmbushë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.
Kërkesat e veçanta për këtë vend pune janë;
- Të ketë arsim të lartë, master shkencor, në shkenca Komunikimi, Gazetari, Shkenca Politike.
- Përvoja: Eksperiencë në punë jo më pak se 2 (dy) vjet në pozicione të nivelit të ulët drejtues në administratën publike.
- Të disponojë dëshmi/certifikatë dhe të flasë e të shkruajë një gjuhë të BE-së, avantazh anglisht.
- Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi, aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja. Njohuri shumë të mira të procedurave administrative, profesionale. Aftësi për të përcaktuar objektiva, vendosur prioritete dhe respektuar afate. Aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe koordinuar punën e stafit nën varësi.
Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre në këto fusha:
- Njohuri mbi Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Njohuri mbi Ligjin nr.10019, datë 28.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar;
- Njohuri mbi ligjin nr.44 /2015 “Kodin e Procedurave Administrative;
- Njohuri mbi ligjin nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 90/2012, “Për administrimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”
- Njohuri mbi ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil ”;
- Njohuri mbi ligjin nr.9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën publike”
Kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi në një zarf të mbyllur, në zyrën e Protokollit të KQZ-së, dokumentet e dosjes së tij personale:
- Letër motivimi për aplikim në vendin vakant;
- Një kopje të jetëshkrimit (C.V);
- Fotokopje e diplomës nëse aplikanti disponon një diplomë të një universiteti të huaj, atëhere ai duhet ta ketë të njëhësuar atë pranë ministrisë përgjegjëse për arsimin;
- Fotokopje e listës së notave nëse ka një diplomë dhe listë notash, të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëhere aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar;
- Një fotokopje e librezës së punës e plotësuar;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore; çertifikata të kualifikimeve, trajnimeve të ndryshme;
- Fotokopje e letërnjoftimit;
- Aktin e deklarimit të statusit të nëpunësit civil të nivelit të ulët drejtues;
- Formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar – Qershor për vitin 2020;
- Vërtetim nga punëdhënësi i fundit, që aplikanti nuk ka masë disiplinore në fuqi.
Afati i fundit i dorëzimit të dokumentave është data 07.12.2020, jo më pak se 15(pesëmbëdhjetë) ditë
kalendarike nga data e shpalljes.
Njësia përgjegjëse më datë 15.12.2020, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë nga data e mbylljes së pranimit do të shpallë listën e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin sipas rendit alfabetik. në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
Kandidatët që nuk plotësojnë kushtet minimale të ngritjes në detyrë dhe kushtet e veçanta renditen në një listë të veçantë, në të cilën tregohen arsyet e mosplotësimit të kërkesave. Lista administrohet nga njesia përgjegjëse dhe nuk bëhet publike. Kandidatët që nuk janë kualifikuar njoftohen individualisht nga njesia përgjegjëse.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Konkurimi-testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë, do të bëhet në datë 28.12.2020, në mjediset e KQZ- së, në orën 11-00.
Mënyra e vlerësimit të Kandidatëve;
Kandidatët do të vlerësohen nga Komiteti i Pranimit për Ngritjen në Detyrë, i ngritur pranë institucionit të KQZ-së.
Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht:
- 20 pikë për dokumentacioin e dorëzuar (ekperience, trajnime, kualifikime të lidhura me fushën përkatëse, si dhe 2 vlerësimet e fundit pozitive);
- 40 pikë për intervistën e strukturuar me gojë
- 40 pikë për vlerësimin me shkrim.
Lista e fituesve me 70 pikë e lartë (70% të pikëve) do të njoftohet në datën 30.12.2020.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, deri më datë 07.01.2021 nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.
Kandidati Fitues do të shpallet nga njesia përgjegjëse në datën në datën 12.01.2021.
Shpallja e fituesit do të bëhet: në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, në faqen zyrtare të KQZ-së dhe në stendën e informimit të publikut.
KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE