Sot, Kryetari i KQZ-së, z. Klement Zguri dhe Zëvëndëskryetari z. Denar Biba pritën në një takim delegacionin e OSBE/ODIHR, Ambasadorin Peter Tejler, Kryetar i Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, zj. Ana Rusu, Këshilltare e Lartë për Zgjedhjet dhe z. Alexey Gromov, Këshilltar për Zgjedhjet.
Në takim u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 qershor 2017.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve vlerësoi se raporti i OSBE/ODIHR-it është mjet punë dhe se duhet të jëtë në vëmendjen e të gjithë aktorëve të përfshirë në procesin zgjedhor.
Zoti Zguri u shpreh se KQZ është e angazhuar në plotësimin e rekomandimeve të cilat i janë adresuar institucionit që ai drejton.