Kerkese per Shprehje Interesi
PËR AUDITIMIN E FONDEVE TË PËRFITUARA DHE SHPENZUARA NGA PARTITË POLITIKE PËR VITIN KALENDARIK
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon këtë Kërkesë për Shprehje Interesi në zbatim të kërkesave të nenit 23/2 të ligjit nr. 8580, datë 10.02.2000 “Për Partitë Politike”, i ndryshuar me qëllim zhvillimin e procedurës për caktimin me short të ekspertëve kontabël të liçensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike.
Ekspertët kontabël të licensuar, të cilët do të përzgjidhen mbi bazën e shortit që do të organizohet nga KQZ, përveç kushteve të përgjithshme të ushtrimit të profesionit të përcaktuara në nenin 16 ligjit 10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, duhet të plotësojnë edhe kriteret e mëposhtme:
a) Të ushtrojnë profesionin e ekspertit kontabël të licensuar për jo më pak se 5 vjet.
b) Të mos kenë marrë masa disiplinore: vërejtje me shënim në dosje ose pezullim të përkohshëm gjatë ushtrimit të profesionit të ekspertit kontabël.
c) Të mos ketë qenë i zgjedhur në strukturat drejtuese të ndonjë partie politike në 5 vitet e fundit.
d) Të mos ketë qenë kandidat i mbështetur nga ndonjë parti politike apo koalicion në zgjedhjet pararendëse.
e) Të mos ketë marrëdhënie krushqie të afërt ose gjinie deri në shkallë të katërt me kryetarët dhe drejtuesit e tjerë më të lartë të partive politike, të cilat do të jenë objekt i auditimit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ftuar të interesuarit, të cilët plotësojnë kriteret e kërkuara, i njofton ata se brenda datës 9.05.2016, duhet të paraqesin pranë Zyrës së Protokollit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dokumentacionin si më poshtë:
Ø Kërkesë aplikimi;
Ø Deklaratë e nënshkruar nga kandidati lidhur me shkronjat “c”, “d”, “e”, të parashikuara në kriteret e përzgjedhjes.