Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:- Projektvendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës së partive; Partia Demokristiane, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Fryma e Re Demokratike, Partia Aleanca Kuq e Zi, për rishikimin e vendimit nr.3 datë 20.01.2014, të KQZ-së“ Për shpërndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2014”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 3, të datës 20.01.2014, të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE