Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi me 7 vota pro:
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore Nr.01, datë 21.04.2015, të paraqitur nga Z. Hasbi Kasaj, me objekt kundërshtimin e vendimit nr. 03, datë 18.04.2015 të KZAZ-së Nr. 75, “Për mosregjistrimin e Komitetit Nismëtar, për organizimin e punës, për mbledhjen e nënshkrimeve për regjistrimin e z. Hasbi kasaj si kandidat i propozuar nga zgjedhësit”. KQZ vendosi rrëzimin e kërkesës së z. Hasbi Kasaj.
– Projekt-vendimin,
“Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”.