Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjve, zj. Lefterije Luzi (Lleshi) sot ka pritur në një takim Delegacionin e Këshillit të Europës, zj. Claudia Luciani, Drejtore e Drejtorisë së Qeverisjes Demokratike dhe z. Alfonso Zardi, Kreu i Institucioneve Demokratike dhe Departamentit të Qeverisjes, Drejtoria e Përgjithshme për Demokracinë në kuadër të vizitës zyrtare të tyre në Shqipëri lidhur me Reformën Administrative.

Diskutimi u fokusua në zhvillimet pas zgjedhore, me prioritet problematikat dhe nevojat që ka KQZ për përmirësimin cilësor të standardeve zgjedhore në të ardhmen.

Në këtë kontekst Kryetarja e KQZ-së e informoi znj. Claudia lidhur me projektet e paraqitura institucioneve ndërkombëtare nga KQZ ku vuri theksin tek ngritja dhe funksionimi i Institutit të Trajnimit i cili do t’i shërbejë rritjes dhe forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore të të gjitha niveleve të administratës zgjedhore si dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në procesin zgjedhor.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE