Sot, Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi (Lleshi), priti në një takim znj. Conny McCormack, e cila kryesoi misionin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit, së bashku me z. Steven Martin, Këshilltar për Zgjedhjet i OSBE – ODIHR-it, në kuadër të vizitës që po zhvillojnë në Shqipëri për të diskutuar për gjetjet dhe rekomandimet e Raportit Përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013.
Znj. Conny McCormack, vlerësuan bashkëpunimin korekt dhe permanent mes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe OSBE – ODIHR-it në funksion të administrimit te procesit brenda standardeve zgjedhore.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve duke vlerësuar raportin dhe problematikën e paraqitur, e siguroi znj. McCormack dhe z. Martin se rekomandimet e OSBE-ODIHR janë udhërëfyes në ndërtimin e starategjive të punës së KQZ-së në funksion të përgatitjes dhe përmirësimit të proceseve të ardhshme zgjedhore.
Gjithashtu, znj. Luzi (Lleshi) theksoi se prioritetet e punës së KQZ do të jenë rritja e transperencës së procesit zgjedhor dhe përmirësimi I mëtejshëm i procesit të edukimit zgjedhor duke e zgjeruar me të gjithë aktorët që përfshihen në të, si dy elementë të rëndësishëm të cilët do të rrisin besimin e qytetarëve tek KQZ.
Nga ana e saj znj. McCormack e falenderoi Kryetaren e KQZ-së dhe shprehu vlerësimet maksimale për mirëmenaxhimin e zgjedhjeve të 23 qershorit edhe pse në kushte secifike.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE