Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi projektvendimet:
1- “Për shqyrtimin e raporteve të auditëve teknicien, Andi Erebara dhe Armando Teliti”. Raportet e auditëve teknicien do t’i dërgohen Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.
2- “Për shpalljen e mozgjedhshmërisë si deputet i Kuvendit, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, z.Kastriot Filip Piroli për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, për shkak të mbarimit mandatit të deputetit të z. Armando Prenga”. KQZ vendosi të shpall mozgjedhshmërinë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë, të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Socialiste, Qarku Lezhë, z. Kastriot Piroli.
3- KQZ vendosi të regjistrojë si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin të datës 18.06.2017, partitë politike si më poshtë:
1. Partia Socialiste të Shqipërisë
2. Partia Emigracioni Shqiptar
3. Partia Centriste Mirëqënies Popullore Shqiptare
4. Partia Socialdemokrate të Shqipërisë
5. Partia Bashkimi Demokristian Shqiptar
6. Partia e Punës së Shqipërisë
4- KQZ vendosi regjistrimin e Komitetit Nismëtar për organizimin e punës për paraqitjen e z. Dragua Ceka, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore Tiranë, për zgjedhjet për Kuvendin, të datës 18.06.2017.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të vendimmarrjes për projekt-vendimin, “Për miratimin e raportit vjetor për veprimtarinë e KQZ-së për vitin 2016, që do t’i paraqitet Kuvendit të Shqipërisë”.