Sot, në mbledhjen e KQZ-së, Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, z. Bledar Doracaj, informoi KQZ-në lidhur me marjen e masave nga ky institucion, për ekzekutimin e vendimit nr.337, datë 09.06.2015, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, e cila ka vendosur “Sekuestrimin e të dhënave komjuterike, në lidhje me përbërësit e gjendjes civile që i përkasin shtetasve spas listës bashkëlidhur këtij vendimi, duke urdhëruar ndalimin e kryerjes së veprimeve të mëtejshme me këto të dhëna nga Zyra e Gjendjes Civile”.
Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sootme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Spanjolle, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e përkthyesve të Ambasades Italiane, për vëzhgimin e zgjedhjeve, për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasades Franceze, për vezhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Ambasadës Maqedonase, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 Qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për miratimin e gazetarëve RTK1, Financial Times, Associated Press dhe Aljazeera, për vëzhgimin e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”.
– Projekt-vendimin, “Për një ndryshim në vendimin nr. 236, datë, 07.05.2015, “Për caktimin e Vendit të Numërimit të Votave të ZAZ-së nr. 82, Qarku Vlorë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21.06.2015”.