Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi:
– Projekt-vendimin, Për shqyrtimin e raporteve të audituesve, z. Armand Teliti dhe z. Ened Kërçini, mbi verifikimin e veprimeve në bazën e të dhënave të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”. KQZ, vendosi që dy raportet së bashku me gjetjet dhe rekomandimet e dy auditëve, t’ia përcjellë Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë.
– Projekt-vendimin, Për shqyrtimin e kërkesës së disa partive për regjistrimin si subjekt zgjedhor, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të regjistrojë Partinë, “Rruga e Lirisë”, ndërkohë KQZ vendosi të mos regjistrojë:
1. Partinë “Rruga e Vërtetë Shqiptare”
2. Partinë “Partia e Pajtimit Kombëtar”
3. Partinë “Shkodra 2015”
4. Partinë “Partia e Emigracionit Shqiptar”
– Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve ë KZAZ-ve, për zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, të datës 21.06.2015”.
Projekt-vendimin, “Për caktimin e disa qendrave të votimit në ndërtesa private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi caktimin e qendrave të votimit në ndërtesa private, sipas tabelës së mëposhtme: LISTA