Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projekt-vendimet:
- “Për miratimin e strategjisë së trajnimit të komisionerëve zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019’’.
- “Për miratimin e strategjisë për edukimin zgjedhor të shtetasve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
- “Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
KQZ vendosi të caktojë partitë politike që do të propozojnë anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), që do të ngrihen dhe funksionojnë për zgjedhjet e qeverisjes vendore të datës 30.06.2019, si më poshtë:
- Tre anëtarë propozohen nga Partia Socialiste e Shqipërisë;
- Dy anëtarë propozohen nga Partia Demokrratike e Shqipërisë;
- Një anëtar propozohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim;
- Anëtari i shtatë i KZAZ-ve do të propozohet në përputhje me rezultatet e shortit të hedhur në KQZ, ndërmjet Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Partië politike të sipërcituara, duhet të paraqesin kandidaturat për anëtarë të KZAZ-ve jo më vonë se data 18.03.2019.
- “Për shpalljen e rezultatit të shortit për caktimin e partive që do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
KQZ vendosi të miratojë rezultatin e shortit të hedhur në mbledhjen e KQZ-së, sipas të cilit;
- Partia Socialiste e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër ç
- Partia Demokratike e Shqipërisë do të propozojë anëtarin e shtatë të KZAZ-ve të renditura me numër tek.
- “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 2, datë 29.01.2013” Për caktimin e rregullave për depozitimin dhe verifikimin e dokumentacionit të kandidimit dhe afatet për publikimin e listave të kandidatëve “.
- “Për miratimin e modeleve të kandidimit, që do të përdoren në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 30.06.2019”.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatit nga lista shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 ”Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave, për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore për plotësimin e vendeve vakant në këshillin bashkiak:
- Qarku Vlorë, Bashkia Konispol, z. Erlin Avdi.
- Qarku Gjirokastër, Bashkia Këlcyrë, z. Klaudio Qëndro.