Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mori pjesë në workshopin “Sruktura e mbikëqyrjes së financimit të partive politike dhe të fushatave zgjedhore”, organizuar nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.
Ky workshop vjen në kuadër të projektit që KQZ me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Instituit Demokratik Amerikan (NDI) po zhvillon mbi financimin e partive politike, kontrollin financiar të fushave zgjedhore me synimin për ngritjen e sturkturës mbikqyrëse dhe forcimi i kapaciteteve të KQZ.
Aktiviteti do të vijojë ditën e dytë me trajnimin e ekspertëve finaciarë që monitoruan fushatën zgjedhore të 25 qershorit dhe auditët të cilët auditojnë financat e partive politike.