Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhejn e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi me 4 vota pro:
– Projektvendimin “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e komunës Karbunarë,

qarku Fier të datës 3 Nëntor 2013”. KQZ vendosi të shpallë rezultatin e zgjedhjeve për Kryetarin e Komunës Karbunarë, Qarku Fier, të datës 03.11.2013, duke shpallur fitues z. Bektash Daut Nexha, kandidat i propozuar nga Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane (ASE)”.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE