Çmimet ndërkombëtare për Zgjedhjet vlerësojnë proçedurat dhe strategjinë e ndjekura nga KQZ
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, znj. Lefterije Luzi është vlerësuar nga Qëndra Ndërkombëtare për Studime Parlamentare (ICPS – The International Centre for Parliamentary Studies), nw edicionin e 9 tw saj, me dy çmime të rëndësishme për manaxhimin e proçesit zgjedhor në Shqipëri.
Në evenimentin vjetor të zhvilluar nga ICPS në Cape Town, të Afrikës së Jugut, Zj. Luzi, në cilësinë e Kryetares së KQZ-së, është vlerësuar se ka luajtur një rol kyç për të siguruar transparencë gjatë proçesit të zgjedhjeve.
Një tjetër çmim special i akorduar nga organizatorët për Zj. Luzi ishte edhe çmimi për Ekselencën në Menaxhimin e Ciklit Zgjedhor (“Award for Excellence in the Management of the Electoral Cycle”).
Në motivacionin që shoqëron çmimet vlerësohet se: “Proçedurat dhe strategjitë që u implementuan nën lidershipin e saj siguruan zhvillimin e sigurtë dhe të qetë të zgjedhjeve si dhe planifikimin dhe zbatimin efiçent të tyre”.
Dhënia e çmimeve bëhet në bazë të vlerësimeve të kryera për zgjedhjet dhe organet e menaxhimit zgjedhor dhe përballimit në mënyrë domethënëse të sfidave specifike të vendit ku janë zhvilluar zgjedhjet. Këto çmime njohin qasjet e manaxhimit të zgjedhjeve nga Trupat e Manaxhimt të Zgjedhjeve të cilët kanë garantuar zhvillimin e qetë, transparentë e të sigurt të zgjedhjeve.