Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”.
KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë, për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zona zgjedhore.