Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
-“Për miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
– “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 qershor 2017”.
– “Për lirimin dhe emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017”.
– “Për emërimin e disa anëtarëve të KZAZ-ve, të propozuar nga Partia Republikane për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 qershor 2017”.
– “Për shqyrtimin e kërkesës për dhënie autorizimi për ndryshimin e vendodhjeve të QV-ve”.
– “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias”.
KQZ vendosi që operatorët audioviziv privat dhe TVSH, të bëjnë kompensimin e kohës së transmetimit brenda 48 orëve.