Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, qarku Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Durrës, qarku Durrës dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Durrës, z. Vangjush Dako, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Durrës, qarku Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Durrës, qarku Durrës.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Fier, qarku Fier dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Fier, z. Armando Subashi, të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Fier, qarku Fier, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Fier, qarku Fier.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kamëz, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë Kamëz, qarku Tiranë dhe të shpallë fitues për postin e kryetarit të bashkisë Kamëz, z. Xhelal Mziu, të propozuar nga koalicioni “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet”.
– Projekt-vendimin, “Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për zgjedhjen e këshillit të bashkisë Kamëz, qarku Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi të miratojë Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit për zgjedhjen e Këshillit të Bashkisë Kamëz, qarku Tiranë.
– Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e kërkesave ankimore nr.39, 65, 57, 53, 54, 91, të depozituara në KQZ nga subjektet zgjedhor. KQZ vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës ankimore nr. 39 dhe 65, të paraqitura nga subjektet zgjedhore, Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë, dhe lënien në fuqi të vendimin të KZAZ-së nr. 15, bashkia Kurbin.
2. Rrëzimin e kërkesës nr. 57, ta paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
3. Rrëzimin e kërkesave ankimore nr. 53 dhe 54, ta paraqitura ga subjektet zgjedhore, Fryma e Re Demokratike dhe Pastia Socialdemokrate.
4. Rrëzimin e këresës ankimore nr. 91, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet.
5. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 94, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.
6. Mospranimin e kërkesës ankimore nr. 99, të paraqitur nga subjekti zgjedhor, Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.