Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
– ” Për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të Bashkisë Shkodër z. Preng Luli”.
KQZ vendosi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të bashkisë Shkodër, z. Preng Luli.
– “ Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015.”
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakantë në këshillat bashkiakë për kandidatët:
1- Qarku Shkodër, Bashkia Pukë, zj. Zana Dodaj
2- Qarku Berat, Bashkia Kuçovë, zj. Burbuqe Subashi
3- Qarku Elbasan, Bashkia Gramsh, zj. Antuela Lleshi (Daja)
4- Qarku Kukës, Bashkia Tropojë, zj. Sofie Niklekaj (Kolndreu)
5- Qarku Fier, Bashkia Fier, z. Beniamin Toro
Gjithashtu, KQZ vendosi që kandidatja për këshillin bashkiak në Qarkun Fier Bashkia Fier, zj. Miranda Kadi (Ndreca) është në kushtet e moszgjedhshmërisë si anëtare e këshillit bashkiak.