Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme, shqyrtoi dhe miratoi:

Projekt-vendimin, “Për ekzekutimin e vendimit të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë, datë 28.05.2015, për të marrë në shqyrtim cështjen e regjistrimit të kandidatit të propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni Aleanca Poullore për Punë dhe Dinjitet, duke trajtuar çështjen në themel edhe kërkesën për dorëheqje të kandidatit Altin Biba dhe kërkesën e subjektit zgjedhor APPD për regjistrimin/zëvendësimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Kurbin, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi mospranimin e dorëheqjes së kandidatit, z. Altin Biba, konsatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimin nr. 54 dhe 55 të KZAZ-së dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 50 të KZAZ-së.

Projekt-vendimin, “Për shqyrtimin e raportit të Bordit të Monitorimit të Medias, për monitorimin e fushatës zgjedhore, për datën 22 deri më datë 27.05.2015, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”. KQZ vendosi që të kompensohet koha e pasqyrimit të fushatës zgjedhore për subjektet politike si më poshtë:

TVSH të kompensojnë me 23 min subjektin politik PS

Top News të kompensojnë me 285 min subjektin politik PD

Ora News të kompensojnë me 212 min subjektin politik PD

ABC News të kompensojnë me 111 min subjektin politik PD

A1 Report të kompensojnë me 279 min subjektin politik PD

News 24 të kompensojnë me 160 min subjektin politik PD

Projekt-vendimin, “Miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit sipas rezultatit të shortit të hedhur, për kandidatë për kryetar bashkie në Bashkinë Ura –Vajgurore, Prrenjas, Përmet, Malësi e Madhe, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Për caktimin e vendndodhjes së Vendit të Numërimit të Votave, për KZAZ, Nr.64, Bashkia Berat, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Komitetit Shqiptar të Helsinkit”, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Miratimin e vëzhguesve afatshkurtër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lituani, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin,
“Miratimin e përkthyesve te OSBE/ODHIR, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Koalicionit për Zgjedhje të Lira e të Ndershme e për Demokraci të Qendrueshme, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të dates 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Miratimin e një vëzhguesi afatgjatë dhe një përkthyese të delegacionit të Bashkimit Evropian, në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të dates 21 qershor 2015”.

Projekt-vendimin, “Për lirimin dhe emërimin e anëtarëve të disa KZAZ-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.

KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme, të projekt-vendimit, “Për caktimin e partive politike, të cilave u lind e drejta të marrin pjesë në shortin për anëtarin e tretë dhe të katërt të Grupeve të Numërimit të Votave, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, të datës 21 qershor 2015”.