Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimet:
- “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit ‘Për referendumet në Republikën e Shqipërisë”.
KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.
- “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.01.1995, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar”.
KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.
- “Për miratimin e fletës tip sipas kërkesës së komitetit përfaqësues, për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në republikën e Shqipërisë, për propozimin e projektligjit “ Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale”.
KQZ vendosi mirtaimin e fletës tip për mbledhjen e nënshkrimeve.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për këshillat bashkiak, në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojne funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant si më poshtë:
- Bashkai Vau i Dejës, znj. Paskualina Preçi
- Bashkia Patos, znj. Denisa Pëllumbaj
- Bashkia Skrapar, z. Klajdi Kadiu
- Bashkia Gjirokastër, znj. Florika Qafzezi
- Bashkia Tiranë. Znj. Liri Jani
- Bashkia Tiranë, z. Tedi Deraj
- Bashkia Kamëz, z. Fatjon Braka