Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi zhvilloi mbledhje publike, në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjir nr. 10019, datë 2912.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.
Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet:
- “Për caktimin e njësive administrative ku do të krijohen Selitë e KZAZ-ve për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021 lidhja 1 pjesë e tij dhe relacioni përkatës”.
- “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të dhomës së fshehtë që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
- “Për miratimin e specifikimeve të lëndës së posaçme për timbrimin e zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
- “Për miratimin e modelit dhe specifikimeve të vulave me kod sigurie që do të përdoren në zgjedhjet për Kuvend të datës 25 prill 2021”.
Për shkak të kushteve të pandemisë, mbledhja u zhvillua virtualisht dhe morën pjesë edhe përfaqësuesit e partive politike.