Sot, Komisioni Rregullator zhvilloi seancë dëgjimore me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile mbi metodologjinë dhe/ose kriterin e përdorur nga DPGJC, për përcaktimin e numrit të përgjithshëm të shtetasve dhe numrin e shtetasve për çdo qark, si dhe periudhën kohore të cilës i është referuar përllogaritja.
Gjithashtu, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore per zgjedhjet për Kuvend të datës 25 Prill 2021”.
Komisioni Rregullator unanimisht vendosi të miratojë caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 Prill 2021, si më poshtë:
- Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate
- Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate
- Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
- Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate
- Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate
- Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate
- Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
- Qarku Kukës – 3 (tre) mandate
- Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate
- Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate
- Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate
- Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate