Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi:
- “Vazhdimi i shqyrtimit të kërkesës së 12 nismëtarëve, me objekt “Për fillimin e procedurave për referendum të përgjithshëm për çështje të rëndësisë së veçantë”.
KQZ nuk arriti të marrë vendim për shkak të mungesës së kuorumit.
- “Për verifikimin e deklarimeve në formularin e vetëdeklarimit të kandidatëve nga listat shumemërore për keshillat bashkiak në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
KQZ vendosi njoftimin e këshillave bashkiak për vazhdimin e procedurave për dhënien e mandatit kandidatëve të listave shumemërore, për plotësimin e vendeve vakant në këshillat bashkiak si më poshtë:
- Bashkia Has, znj. Aristogena Geca
- Bashkia Mirditë, z. Gjovalin Nikolli
- Bashkia Shkodër, z. Hajri Hasi
- Bashkia Rrogozhinë, znj. Ortela Stafa
- Bashkia Vau-Dejës, z. Frano Ndoja
- Bashkia Devoll, znj. Paola Agolli
- Bashkia Mallakastër, znj. Brunilda Muçaj
- Bashkia Shkodër, z. Nadir Spahija
- Bashkia Vau-Dejës, znj. Arlinda Lazri
- Bashkia Selenicë, z. Eridian Osmenaj
- Bashkia Gjirokastër, znj. Zamira Veizi
- Bashkia Shijak, z. Erjon Kacmoli
- Bashkia Fushë-Arrëz, z. Durim Muslia
- Bashkia Pogradec, z. Erjon Shkullaku
- Bashkia Korçë, z. Altin Kristo