Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar Kreu IV , neni 22, “Pranim në shërbimin civil”, Vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.243, datë 18.03.2015 ”Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar Kreut II, pika 9“Pranimi në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive”, njësia përgjegjëse e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve njofton se:
Nga procedura pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive për 1(një) vend të lirë pune në pozicionin specialist në Drejtorinë e Teknologjisë së Informacionit, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Për sqarime të mëtejshme, mund të kontaktoni në adresën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Rruga“Ibrahim Rugova”, Nr.4, Tiranë si dhe të konsultoni faqen zyrtare në internet www.cec.org.al.
KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
Drejtoria e Burimeve Njerëzore