NJOFTIM
Në zbatim të Ligjit nr.152/2013, datë 30.05.2013”Për nëpunësin civil”, i ndyshuar, Kreu V-“Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Njësia përgjegjëse në, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, njofton se;
Nga procedura e lëvizjes paralele për 1(një) vend të lirë pune të kategorisë së ulët drejtuese,në pozicionin shef sektori për kontrollin financiar të partive politike në Drejtorinë e Financës, në përfundim të afatit ligjor për dorëzimin e dokumentacionit, nuk është paraqitur asnjë kandidaturë.
Konkurrimi do të vazhdojë sipas, Kreut V – “Lëvizja paralele dhe ngritja në detyrë”, Neni 26 ” të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil “, i ndryshuar, ashtu siç është parashikuar dhe në njoftimin e publikuar, me procedurën “Ngritje në detyrë”,
Drejtoria e Burimeve Njerëzore
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve