Kryetarja e KQZ-së, Zj. Lefterije Luzi (Lleshi) takon Ambasadorin e Britanisë së Madhe
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Znj. Lefterije Lleshi (Luzi) zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe SH.T.Z. Nicholas Cannon. Ky takim u zhvillua në ambientet e KQZ-së dhe kishte si qëllim njohjen me kryetaren e KQZ-së të sapo zgjedhur në detyrën e saj re dhe për t’i uruar asaj dhe KQZ punë të mbarë në përgatitjen dhe menaxhimin e zgjedhjeve për Kuvend të vitit 2013.
Kryetarja e KQZ-së falenderoi ambasadorin për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ambasadës britanike ndër vite dhe e siguroi atë që kjo frymë bashkëpunimi do të vazhdojë dhe në të ardhmen. Më pas Znj. Lleshi garantoi SH.T.Z. Nicholas Cannon që KQZ është angazhuar në përmbushjen e detyrimeve të saj, larg partive politike thjesht duke zbatuar Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor. Ambasadori Cannon shprehu gatishmërinë e tij për të dhënë asistencë aty ku do të jetë e mundur si dhe bëri me dije se Ambasada Britanike do të sjellë në këto zgjedhje ekipin e saj të vëzhguesve.
KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE