Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Lefterije Luzi (Lleshi) mori pjesë në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve znj. Lefterije Luzi (Lleshi) mori pjesë në konferencën e organizuar nga Koalicioni i Vëzhguesve vendorë “Shoqëria civile dhe demokracia në Shqipëri.

Një reform zgjedhore e plotë, si nevojë për një sistem zgjedhor më përfaqësues, të drejtë dhe të qëndrueshëm”. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Ilir Meta, Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Florian Raunig, Zv/Ambasadori i SHBA, z. Henri V. Jardine, Ambasadori i BE, z. Ettore Sequi, Ministri i Shetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, z. Ilirjan Celibashi, Zv/Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çeshtjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, z. Oerd Bylykbashi si dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile. Kryetarja e KQZ-së, znj. Luzi (Lleshi) në fjalën e saj shprehu domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Zonja Luzi (Lleshi) duke përmendur ndryshimet që mund të bëhen në Kodin Zgjedhor në funksion përmirësimit të zgjedhjeve të ardhshme, tha se për realizimin e një reforme të plotë dhe gjithëpërfshirëse duhet të dëgjohet edhe zëri i KQZ-së, si aktori kryesor i administrimit të procesit të zgjedhjeve.

KOMISIONI QENDROR I ZGJEDHJEVE