Pjesemarrja ne votime, 49.6%
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se në orën 18.00 ka përfunduar procesi i votimit.
Sipas të dhënave të përcjella nga QV-të në Qendrën e të Dhënave në KQZ, pjesëmarrja në votimet për zgjedhjet për Kryetarin e Bashkisë së Kolonjës, rezulton si më poshtë:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore.
Bashkëpunimi i komisionerëve të Qendrave të Votimit me KQZ-në, duke komunikuar në kohë reale dhe korrekte për të përcjellë të gjithë dinamikën e procesit të votimit, solli informimin korrekt dhe të saktë të opinionit publik.
Aktualisht, komisionerët e Qendrave të Votimit po dorëzojnë materialet zgjedhore nga QV-të në Komisionin e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 73, ku ndodhet edhe Vendi i Numërimit të Votave.
KZAZ-ja ka emëruar anëtarët e grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit dhe Administrata e KQZ-së do t’i trajnojë ata, ndaj ju bëjmë thirrje që të marrin pjesë në trajnim, sepse trajnimi i tyre është faktor kyç në mbarëvajtjen e procesit të numërimit të votave.
Procesi i numërimi i votave duhet të fillojë mënjherë sapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithë Qendrat e Votimit në VNV, dhe në zbatim të dispozitave të Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje.
Faleminderit!