Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi dhe Nënkomisionerja zj. Lealba Pelinku u takuan sot me Ambasadorin Luigi Soreca, Shef i Delegacionit të BE-së në Shqipëri.
Fokusi kryesor i takimit ishte mbështetja e Bashkimit Evropian për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e datës 25 prill 2021.
Zoti Celibashi theksoi interesin e shtuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të bashkëpunuar me partnerë të rëndësishëm sikurse është Delegacioni evropian.
Ai u ndal në veçanti në dy çështje me prioritet të shtuar për KQZ-në: vlerësimin e mundësive për përdorimin e teknologjisë në zgjedhjet e 25 prillit 2021, në mëyrë të posaçme identifikimin biometrik të votuesve, si dhe vlerësimin e kushteve për të mundësuar votimin e emigrantëve shqiptarë pa qënë nevoja për tu paraqitur në një qëndër votimi në Shqipëri.
Ambasadori Soreca shprehu gadishmërinë e plotë të Bashkimit Evropian për të asistuar KQZ-në detyrimet kryesore të saj siç është votimi elektronik dhe po ashtu në bashkëpunim me partnerë të tjerë ndërkombëtar votimi nga jashtë vendit.
Gjithashtu, duke e konsideruar situatën e pazakontë në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë Covid-19, Ambasadori Soreca ofroi mbeështetjen e tij për identifikimin e praktikave më të mira të vendeve të BE (Gjermania dhe Holanda) të cilat do të organizojnë zgjedhjet në vendet e tyre, si një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide për për orgnizimin e procesit zgjedhor në kushtet e pandemisë.