Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi u takua me Ambasadorin gjerman, z. Peter Zingraf.
Përdorimi i teknologjisë në zgjedhje, vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, financimi i partive politike, trajnimi i administratës zgjedhore, edukimi i zgjedhësve, e të tjerë, ishin disa nga çeshtjet që u diskutuan gjatë takimit.
Komisioneri Celibashi tha se: “Koha në dispozicion nuk është favorizuese për ne, por jemi të angazhuar maksimalisht për realizimin me sukses të këtyre zgjedhjeve”.
Ambasadori Zingraf u shpreh se: “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka një rol shumë të rëndësishëm në përgatitjen e zgjedhjeve parlamentare më 25 Prill 2021. Gjermania mbështet Komisionin në punën e tij, i cili jep një kontribut të rëndësishëm për të siguruar një proces të drejtë zgjedhor.“